Familja Alhamza, e cila, u largua nga terroristët e ISIS nga Siria, arriti në dimrin e kaluar në Duisburg. Në 27 dhjetor në jetë erdhi bija e tyre që për nder të kancelares gjermane e emërtuan Angela Merkel - “ne duam ta falenderojmë atë (kancelaren Angela Merkel), që na mundësoi strehimin,” tha babai Mamon, atëkohë për mediat gjermane, shkruan botasot.info. “Gjermania është si një nënë për ne.”
Prej atëherë ata jetojnë në afërsi të Mönchengladbach, ndërsa letra e sjellur së fundi në adresën e tyre përmban lajme jo edhe aq të gëzueshme. Atyre u është refuzuar kërkesa e azilit, por u është dhënë e drejta për të qëndruar në Gjermani.
Kjo tregon se familja Alhamza nuk mund të sjellë familjarët e saj në Gjermani, megjithatë ka marrë një “mbështetje”, për të jetuar edhe një vit tjetër në Gjermani. Ky shtim mund të bëhet maksimalisht edhe një vit, ndërsa vendimi mund të ndryshojë nëse familja mëson rrjedhshëm gjermanishten.