Kufiri Gjermani/Austri: Arrestohet shqiptari me 50 kilogram marihuanë

Gjermania

Kufiri Gjermani/Austri: Arrestohet shqiptari me 50 kilogram marihuanë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 nëntor 2016 Në ora: 13:12
Ilustrim

Të mërkurën në kufirin mes Austrisë dhe Gjermanisë është sekuestruar 50 kilogram marihuanë në automjetin me targa italiane, shkruan mangfall24.de. Megjithatë drejtuesi i saj ishte një shqiptar 37 vjeçar, i cili gjatë marrjes në pyetje nga policia gjermane, ai ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për materialin që kishte brenda. Ai ka thënë se vetëm është paguar si drejtues automjeti.

Prokuroria e Weilheimit ka ngritur një procedurë penale, ndërsa shqiptarit i është shqiptuar masa arrest me burg./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat