Gjermani: Boshnjaku e serbi sulmojnë shqiptarin, plagosen të tre

Gjermania

Gjermani: Boshnjaku e serbi sulmojnë shqiptarin, plagosen të tre

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 2 dhjetor 2016 Në ora: 15:03
Ilustrim

Mbasditen e së enjtes ka ardhur deri te përleshja mes tre azilantëve në kampin e Zuchering (Gjermani), shkruan donaukurier.de. Nga shkaqe akoma të panjohura një boshnjak (14) dhe një serb (23) sulmuan me grushta dhe shqelma një 16 vjeçar nga Kosova. Ata janë ndarë falë ndërhyrjes së shpejtë të sigurimit.

Nga konflikti mbetën të plagosur të tre personat e përfshirë, ku policia ka akuzuar boshnjakun dhe serbin për procedimin penal “plagosje të rëndë,” ndërsa gjithashtu është akuzuar edhe shqiptari me akuzën më të lehtë “plagosje.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat