Kontrolle të shpeshta policore në kufirin e Gjermanisë me Italinë dhe Austrinë, kapen disa shqiptarë

Gjermania

Kontrolle të shpeshta policore në kufirin e Gjermanisë me Italinë dhe Austrinë, kapen disa shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 5 dhjetor 2016 Në ora: 21:20
Policia gjermane, foto ilustrim

Policia e Lindauer, të shtunën 03.12.2016, ka ndalur një autobus për ti kontrolluar pasagjerët, prej të cilëve dhjetë ishin pa dokumenta të rregullta, shkruan all-in.de. Shtatë prej tyre kanë qenë afrikanë dhe tre shqiptarë. Gjatë arrestimit ata kanë kërkuar azil, megjithatë policia ka vendosur ti dëbojë.

Policia gjermane ka shtuar kontrollet e automjeteve, kryesisht autobusëve që vijnë drejt Gjermanisë nga Austria dhe Italia. Gjatë fundjavës në kufirin Austri-Gjermania janë regjistruar 170 persona të cilët udhëtonin pa dokumenta të rregullta./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat