Kryesia e nëndegës së LDK-së për NRW- Gjermani, mbajti mbledhjen e rregulltë përmbyllse për këtë vit

Gjermania

Kryesia e nëndegës së LDK-së për NRW- Gjermani, mbajti mbledhjen e rregulltë përmbyllse për këtë vit

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 18:08
Nëndega e LDK-së për NRW- Gjermani, mbajti mbledhjen përmbyllëse për këtë vit

Puna për këtë vit u vlersua nga të pranishmit tejet e suksesshme, dhe u vlersua mjaft lartë. Realizuam të gjithë punën e planifikuar për këtë vit, andaj ju falenderoi të gjithëve për angazhimin tuaj theksoi në mes tjerash Kryetari i nëndegës,  Jakup Gërguri. Përveç tjerash, në këtë vit ishte risi edhe Darka e Lamës,  të cilën  edhe megjithëse për herë të parë, kaluam bukur mirë, me shpresë që në të ardhmen ta organizojmë edhe më mirë.

Me vlërsimet e tyre për aktivitetet për këtë vit u kyçen të gjithë  anëtarët e kryesisë, duke dhënë vlersimet teje pozitive, por edhe me  vërejtjet që në të ardhmen të bëhen edhe më mirë. Në diskutime  Enver Musa(nënkryetar), Behxhet Muqolli (sekretar),  Bahtir Avdiu (arkatar), Ilir Makolli (nga komisioni për organizim të tubimeve) si dhe antarët e Kryesisë, Binak Gashi, Behxhete Krasniqi, Muharrem Xhafolli, mysafirët Hamit Halili dhe Enver Shala (aktivistë të kah motshëm në këtë nëndegë, kontribuan me diskutimet e tyre për  nxjerrjen e konkluzave, duke i shqyrtuar pikë për pikë çështjet e shtruara nga antarsia e nëndeges që nga mbledhja e zgjeruar.

U debatua gjatë rreth çështjes së pasivitetit të degës  dhe problemeve me qendrën.

Kryesia nxorri këto Konkluza:

-U vendos që nëpërmjet dy përfaqsuesve nga nëndega (Jakup Gërgurit dhe Behxhet Krasniqit) të ndihmohet në degë që të realizohet vendimi nga Kryesia e LDK-së-përsëritja e zgjedhjeve në Gjermani.

Ne jemi në gjendje që ta dëshmojmë çdo herë me dokumentacionin komplet se nëndega jonë mbajti Kuvendin zgjedhor sipar rregullores së punës.

 Këtë dokumentacion  edhe të pranshmëve (komisionerë nga Kosova) do ua paraqesim ditën kur do e përsërisim Kuvendin, megjithatë,  vendimin e pranojmë, ngase konsiderojmë se rregullat duhen respekuar.

-Njëherë në vit nëndega jonë të ndanë “mirënjohjen Marjan Tunaj”, në shenjë respekti për punën që bëri ( tash i ndjeri) Marijan Tunaj në këtë nëndegë. Kjo mirënjohje do i ndahet një aktivisti nga NordrheinËestfaleni njëherë në vit.

-Në Akademinë për Salih Qekajn të vazhdohet edhe me një mirënjohje (si në të kaluarën).

-Të falenderohen antarët e komisionit për organizimin e tubimeve: Arben Gashi, Afrim Nuha , Ibush Islami dhe Adnan Dogani për punën që bënë gjatë gjitha tubimeve, e sidomos për Darkën e Lamës.

-Një komision të interesohet dhe të kontaktojë me familjen e Marjan Tunajt lidhur  me Arhiven e dokumentacionit të Nëndeges.

-Në janar të organizojmë Akademi për Presidentin , dhe bëjmë planifikimin e punës për vitin në vazhdim.

-Vitin në  vijim të ua kushtojmë një tubim minatorve të Kosovës, ngase konsiderojmë që ata çdoherë po anashkalohen.

Ishin këto pothuaj të gjitha kërkesa nga anëtarsia, në mbledhjen e zgjeruar kohë më parë në Wuppertal.

Kryesia në fund njëzëri u zotua se do vazhdojmë me aktivitete edhe në të ardhmen, gjithmonë  sipas statusit dhe rregullores së LDK-së , në formë institucionale, mu ashtu sikur Presidenti Historik dr.Ibrahim  Rugova porosiste.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat