Gjermani: Policia vijon sukseset me operacionin "Dritare", arrestohen dhe sqarohen grabitje tjera të shqiptarëve

Gjermania

Gjermani: Policia vijon sukseset me operacionin "Dritare", arrestohen dhe sqarohen grabitje tjera të shqiptarëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:17
Ilustrim

Në luftën kundër mafias shqiptare, policia gjermane ka theksuar se ka vijuar me sukseset dhe arrestimin e anëtarëve tjerë të bandës, shkruan general-anzeiger-bonn.de.

Operacioni për arrestimin e hajdutëve shqiptare është emërtuar shqip “Dritare”, për shkak se grupi njihet për grabitjen natën duke u futur nëpër apartamente private përmes dritareve. Në shtator u arrestuan pjesëtarët e grupit shqiptar, ndërsa sot u njoftua se janë sqaruar shtatë grabitje tjera.

Në operacionin dritare morrën pjesë 150 forca policore, ku në 14 shtator kapen katër shqiptarë, mes tyre edhe kokën e bandës, 41 vjeçar. Ata ishin azilkërkues të refuzuar që qëndronin në Muffendorf.

Çfarë policia alarmoi: grupi njihej se tepër profesional, që arrinin të grabisnin thuajse çdo shtëpi gjatë natës. Në rrethinat e Bonn, Sankt Augustin, Köln, Bornheim dhe Coesfeld, ata akuzuan për 65 grabitje.

Tetë grabitjet e reja të zbardhura nga policia gjermane kanë ndodhur në Beuel, Schwarzrheindorf, Buschdorf, Kessenich, Godesberg dhe Bornhei. Të martën është arrestuar edhe një 19 vjeçar që ka bashkëpunuar me bandën shqiptare në plot 13 grabitje.

Gjykimi mbi pesëshen shqiptare vijon akoma./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat