Gjermani: Kapet një shqiptar dhe një britanik me kokainë

Gjermania

Gjermani: Kapet një shqiptar dhe një britanik me kokainë

Nga: Fitim Dika Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 18:23
Droga e kapur

Të dielën, 4 dhjetor 2016, policia gjermane në autobanin A3, pranë Rastplatz Hohe Heide ka arrestuar një britanik dhe një shqiptar, të dy 41 vjeç, shkruan presseportal.de.

Ata vinin nga Hollanda, ndërsa në çantën e tyre kishin 1000 gram kokainë dhe 70.000 euro para kesh. Sipas ligjit, atyre ju shqiptua masa “arrest me burg” dhe ndodhen në paraburgimin e Essen./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat