Studentja shqiptare ankohet për rritjen e shpenzimeve në Universitetin Heidelberg

Gjermania

Studentja shqiptare ankohet për rritjen e shpenzimeve në Universitetin Heidelberg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 dhjetor 2016 Në ora: 12:21
Feruza Djakhangirova dhe Merita Qalliu

Universiteti Heidelberg është krenar me internacionalitetin e saj: Mijëra të huaj studiojnë atje, shumë nga shtetet jo-anëtare të BE. Feruza Djakhangirova dhe Merita Qalliu janë dy prej tyre. Ata mund të mbyllin studimet pa pagesë, por ata pajtohen se sikur për ta të ekzistonte një pagesë shtesë, atëherë ata nuk do mund të vinin drejt Baden-Württemberg, shkruan media gjermane rnz.de.

“Unë arrij t'i mbuloj shpenzimet e mia studentore me punën time prej 70 orëve në muaj. Megjithatë nëse shpenzimet rriten për 3000 euro në muaj, atëherë unë kurrë nuk mund të vija në Heidelberg,” thotë Qalliu (21), që ka ardhur nga Shqipëria. Ajo studion drejtësi, njëlloj si uzbekja Djakhangirova (22).

“Për t’u zgjatur leje qëndrimin në Gjermani, ne duhet të dërgojmë vërtetime të gjendjes tonë bankare. Por kjo bëhet e vështirë nëse shtohen shpenzimet tona prej 3000 euro,” thotë 22 vjeçarja, përcjell botasot.info.

Ajo më tej shton se pak të huaj vijnë me shpenzimet e veta në Gjermani, por ndihmojnë prindërit duke punuar vetë. Me ligjin gjerman, studentët mund të punojnë 80 orë/muaj.

Momentalisht shpenzimet për semestër janë 650 euro, ndërsa nga viti tjetër shpenzimet do arrijnë në 3900 euro. “Këtë shumë nuk mund ta arrij pa u futur në borxh,” thotë një student tjetër.

Prej tani shumë studentë përpiqet të disperzojnë degët e tyre në universitetet më të afërta, për të evituar shpenzimet shtesë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat