Krenaria jonë Kombëtare, që nuk shuhet kurrë!

Gjermania

Krenaria jonë Kombëtare, që nuk shuhet kurrë!

Nga: Ramiz Dërmaku Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 15:16
Foto nga shenimi i Dites se Flamurit ne Shtutgard

"Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi dhe një gjuhë të pashkruar, që mund ta kuptoj syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja Kombëtare”

“Shqiptarët janë banorët më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.

Ne shqiptarët kemi arsye të mburremi se flamuri ynë, është një nga më të vjetrit e botës!

U festua në mënyrë madhështore festa e flamurit Kombëtar, në Stuttgart  të Gjermanisë!

Me datën 03.12.2016. në Shtutgard u festua në mënyrë madhështore festa e flamurit Kombëtar!

Kjo mbrëmje festive kulturore dhe familjare u organizua nga K.F. “Kosova” e Bernhauzenit, në bashkëpunim me shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë të arsimtarëve Zejnije & Zeqir Asllanit.

Manifestimi u mbajt në sallën, Uhlberghalle, Mahlestr. nr 16. Filderstadt-Bonlanden.

Nxënësit e shkollës shqipe, Saranda Elezaj dhe Flutura Gjuraj, ftuan të pranishmit, që të nderojnë Flamurin Kombëtar, ku më pastaj, u nderuan “Dëshmorët e Lirisë” me një minutë heshtje.

Moderaroret i përshëndeten të pranishmit dhe ju dëshiruan të gjithëve mirëseardhje në mbrëmjen Festive-kulturore dhe familjare me rastin e 104-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ku ndër të tjera shtuan për: Rolin dhe rëndësinë e shkollës shqipe këtu në mërgim i cili është i pazëvendësueshëm për brezat e rinj, sepse ajo po bënë një punë Kolosale për t´a gjallëruar, gjuhën e ëmbël shqipe të Rilindësve tanë! 

Shkolla shqipe është i vetmi mjet kundër asimilimit në, “Detin e Kulturës” ku ne po jetojmë sot, është mësimi i gjuhës shqipe nëpër shkollat shqipe.

Një rolë të veçantë për vijimin e fëmijëve Shqiptar në shkollën shqipe e luajnë: Prindërit, Mësuesit dhe Institucionet tona! Vetëm kështu të bashkuar rreth Flamurit Kombëtar dhe shkollës shqipe mund t´a ruajmë Identitetin tonë Kombëtar! Këto ishin thirrjet e nxënësve të shkollës shqipe për të pranishmit në sallë, dhe për moshatarët e tyre, që ende nuk vijojnë mësimin në shkollat shqipe të Stuttgart me rrethinë.

Falënderuan përzemërsisht arsimtarët e tyre:zonj. Zejnije & zot. Zeqir Asllanin, për punën e tyre të palodhshme të cilët nuk kursejnë mundin dhe dijen e tyre që kanë, për të mësuar gjuhën shqipe, ne nxënësit e shkollës shqipe këtu në mërgim!

Ftuan Arsimtarët e tyre të nderuar dhe shumë të respektuar, që të bëjnë hapjen e kësaj mbrëmje festive!

Zoti Asllani,  i´u drejtua të pranishmëve me këto fjalë:

Të nderuar bashkatdhetar,zonja dhe zotërinj, fëmijë të dashur, si dhe ju të gjithë të pranishëm,  mirë se keni ardhur në këtë: Mbrëmje festive- kulturore dhe familjare me rastin e 104-Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!

Një përshëndetje e veçantë i´u bë për Konsullatën e Rep. së Kosovës në Stuttgart. zot. Arjan Kashtanjeva, përfaqësuesit e SC “Drita Kosova” Kornvestheim, Radio Kosova në gjuhën shqipe në Stuttgart: Dija dhe Qaniu, mësuesen Luljeta Krasniqi nga Spajeri, shoqatat dhe veprimtarët që veprojnë në Stuttgart me rrethinë.

Kjo mbrëmja festive-kulturore dhe familjare po realizohet, falë bashkëpunimit të ngushtë të K.F. “Kosova” e Bernhauzenit, me kryetarin Rizah Aliun, kryesinë dhe të gjithë anëtarët e këtij klubi me traditë mbi njëzet vjeçare, s´bashku me prindërit e nxënësve, si dhe ne arsimtarëve të shkollave shqipe.

Z. Asllani, përshkroi rrugën që nga, 28. Nëntori i vitit 1443, ku Heroi ynë Kombëtar,Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti Flamurin në Krujë, dhe solli porosi të qarta se Shqipëria duhet të jetë një dhe e bashkuar!   

Rilindja Kombëtare Shqiptare e cila u formua në pjesën e dytë të  shek. XIX dhe përfundoi së vepruari me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila u formua në vitin 1878, u hodh në mbrojtje të Aspiratave të Popullit Shqiptar, për Liri dhe Arsim Kombëtar!

28. Nëntorin në Vlorë, të vitit 1912, ku diplomati i shquar Shqiptar, Ismail Qemali,e ngriti Flamurin e Skënderbeut dhe njoftoi botën se Shqipëria dhe Shqiptarët u bënë të lirë dhe të Pavarur. Demonstratat e popullit të Kosovës të vitit 1968 , 11. Marsin i vitit 1981, që shënuan epokën e rikthimit të Shqiptarëve  në identitet të mirëfilltë Kombëtar!  Greva e minatorëve e vitit 1989. Si dhe

Nëntori i  Komandantit Legjendar, Adem Jasharit

Ne tani kemi obligim moral dhe Kombëtar, të përmbushim  amanetin e dëshmorëve tanë e kjo arrihet vetëm me punë dhe përkushtim ndaj Atdheut!

Roli dhe rëndësia e Shkollës shqipe këtu në mërgim:

 E cila është një vatër e diturisë,ka për qëllim ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave tona Kombëtare, të cilën e trashëguam nëpër shekuj, brez pas brezi, gjerë në ditët e sotme.   Mësimi i gjuhës gjermane për fëmijët tanë: është i domosdoshëm për të ardhmen  e tyre, por krahas gj. gjermane duhet t´a mësojnë edhe gjuhën e origjinës së prindërve të tyre, gjuhën shqipe.

 Për këtë një rolë të veçantë luajnë: prindërit, mësuesit dhe Institucionet tona!

Në fund më lejoni, që në emër të këshillit organizativ të kësaj Mbrëmje Festive-Kulturore dhe Familjare t´iu uroi Festën e flamurit Kombëtar!

zot. Asllani, ftoi në skenë Konsullin, e Rep. së Kosovës në Stuttgart, zot. Kashtanjeva, i cili i´u drejtua me një fjalë rasti.

zot. Kashtanjeva, përshëndeti të pranishmit në sallë, por në veçanti i´u drejtua nxënësve të shkollave shqipe dhe arsimtarëve të tyre, çiftit Asllani..

Ju përgëzojmë për punën tuaj të palodhshme, që bëni në shkollat shqipe, që fëmijët tanë të ruajnë gjuhë, kulturën dhe traditat tona Kombëtar!

Ndër të tjera ai shtoi:për sukseset e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë për kampionen e botës në xhudo, Majlinda Kelmendin.

Më pastaj, vazhdoi programi i nxënësve të shkollave shqipe.

Moderatoret ftuan “Ansamblin” e valleve të  shkollës shqipe të paraqitet me Vallen e “Pavarësisë”, ku të gjithë të pranishmit i duartrokiten gjatë për paraqitjen e mrekullueshme të tyre, që çdo herë janë të përkryer në festat tona Kombëtare dhe shtetërore. Vallja e Pavarësisë ishte çelësi i hapjes së programit të përgatitur nga nxënësit e shkollës shqipe, të cilët begatuan mbrëmjen festive-kulturore dhe familjare me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë! Skena ishte e zbukuruar me Flamuj Kombëtar, Figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, Ismail Qemailit dhe mbi të gjitha, Harta e Trojeve Etnike duke përfshirë të gjitha qytetet e banuara me Shqiptarë. Veshjet Kombëtare të nxënësve me Plisin e Bardhë mbi kokë, na rikujtonin festat tona Kombëtare në vendlindje!    Më pastaj u ftuan të gjithë nxënësit e shkollave shqipe të paraqiteshin në skenë sipas skenarit të para përgatitur ku i kënduan, recituan: Atdheut, Flamurit Kombëtar, Gjuhës së ëmbël Shqipe, Rilindësve tanë, Dëshmorëve të Lirisë, Lidhjes së Prizrenit, Korçës Legjendare me mësuesin e parë të shkollës shqipe Pandeli Sotirin, Dheut të Kosovës, Nënës Shqiptare, Krujës së Skënderbeut, Ushtrisë Çlirimtare, Vlorës së Ismail Qemalit, Prekazit të Adem Jasharit, Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Preshevës, Prizrenit, Plavës e Gucisë, Çamërisë, Janinës, Kaçanikut të Idriz Seferit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Sali Çekajt, Agim Ramadanit, Zahir Pajazitit, Afrim Zhitisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit Shqiptar!

 Më pastaj në këtë mbrëmje festive u paraqiten  nxënësit e shkollave shqipe me dramën kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jasharit!

“Ky Dhe ka emër, Ky Dhe ka Zot”

Në përmbyllje të programit festiv nxënësit u paraqitën me vallen: “Garda e Kosovës”, ku të gjitha vajzat ishin të veshura me flamurin Kombëtar, që i shtoi bukurinë skenës, por edhe u përcollën me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë.

Arsimtarët: çifti bashkëshortor, Zejnije & Zeqir Asllani, të cilët po lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, që kanë lindur dhe po edukohen këtu në mërgim. Këta mësues, pedagog, intelektual të zellshëm, që nxënësit e tyre po i edukojnë në frymën e patriotizmit të Rilindësve tanë, që me punën e tyre të suksesshme po tregohen, Rilindës të vërtet të shkollave shqipe këtu në mërgim, për edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Në programet festive çdo herë janë të mrekullueshëm të  pazëvendësueshëm, sepse janë të përkushtuar në punën e tyre, që nxënësit të paraqiten sa më mirë,që është e mundshme para publikut të mrekullueshëm,që tani e sa vite radhazi janë mishëruar me skenën e këtyre aktorëve të vegjël të Stuttgartit me rrethinë. Gjithë çka ishte përgatitur në mënyrë profesionale, me hapjen e perdeve në skenë, buzëqeshnin fytyrat e nxënësve të cilët me veshjet e tyre Kombëtare reflektuan si rrezet e diellit në sallën e cila ishte e stërmbushur me prindërit e tyre, si dhe të gjithë bashkatdhetarët nga qyteti i Stuttgartit, Ostfildernit, Wernau, Backnangu, Esslingeni, Wendlingeni, Ludvigsburgut, Spajeri ,Fellbahu, Weiblingeni, por kishte të atillë që kishin ardhur edhe nga shtetet tjera, për t´i shikuar(dëgjuar) nipërit dhe mbesat e tyre në programin festiv me rastin e ditës së flamurit Kombëtar!

Pjesa e dytë e programit ishte e rezervuar për muzikë argëtuese, nga këngëtarët tanë të mirënjohur, që kishin ardhur enkas nga Kosova. zot. Ymer Bajrami dhe zonj. Vjosa Emini, të shoqëruar nga Vëllezërit Gërxhaliu, kurse me sint ishte Armendi dhe digjej Blendi.

Të pranishmit patën rastin të argëtoheshin deri në orët e vona pas mesnate...

Anëtarët e K.F. “Kosova” gjatë gjithë kohës shërbyen të pranishmit me ushqime tona tradicionale dhe pije freskuese, ku të gjithë u ndanë të kënaqur si çdo herë më parë, në organizimet të tilla.

Ky është shembulli më i mirë, për gjithë mërgatën tonë se si bashkëpunojnë K.F. “Kosova” e Bernhauzenit dhe shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë, në organizimet e festave tona Kombëtare dhe shtetërore, në Stuttgartin e Vëllezërve Gërvalla, Kadri Zeka, Sali Çekajt dhe veprimtarëve tanë të çështjes Kombëtare!

 Kur bashkohet shpirti shqiptar në këngë, i këndohet  të kaluarës së lavdishme, realitetit të sotëm dhe të ardhmes së  ndritur.

 Shpresojmë se të gjithë janë ndarë të kënaqur në këtë mbrëmje festive-kulturore dhe familjare.

Me shpresë se në takimet e radhës do të kalojmë edhe më mirë!

Gjuha është një tregues i sigurt i gjendjes qytetëruese të një populli…

Lumturia më e madhe është:  Të jesh i dobishëm për të tjerët!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat