Gjermani: Voziste veturën nën efektin e drogës, arrestohet shqiptari

Gjermania

Gjermani: Voziste veturën nën efektin e drogës, arrestohet shqiptari

Nga: Fitim Dika Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 19:08
ilustrim

Gjatë një kontrolli policor në rrugën Johanniterstraße në Düren, një shofer shqiptar (23) kishte vozitur veturën pa orientim. Menjëherë policia gjermane dyshoi se bëhej fjalë për një rast nën efektin e alkoolit. Gjatë provës së drogës, u vërtetua se ai ishte nën ndikimin e drogës. Dyshime ka gjithashtu nëse shqiptari kishte pasur leje qarkullimit të rregullt, pasi nuk kishte vendqëndrim në Gjermani, shkruan aachener-zeitung.de.

Për shkak se nuk mund të paguante gjobën prej 1200 euro, ai është arrestuar dhe dërguar në paraburgim./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat