Gjermani: Grabitës i apartamenteve dhe bankomatëve, shqiptari dënohet me mbi shtatë vjet burg

Gjermania

Gjermani: Grabitës i apartamenteve dhe bankomatëve, shqiptari dënohet me mbi shtatë vjet burg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 dhjetor 2016 Në ora: 21:14
Ilustrim

Shtatë persona në shtatë fotografi: Këta ishin pjesë e bandës famëkeqe shqiptare në Bonn-Muffendorf, të akuzuar për sëpaku 65 grabitje. Ata janë të moshave 21 deri 45 vjeç, shkruajnë mediat gjermane.

Operacioni për kapjen e tyre ishte koduar me emrin shqiptar “Dritare”, ku në konton e tyre rëndojnë akuza prej 47 grabitje apartamentesh private dhe 18 vetura, ndërsa krimet i kanë kryer kryesisht natën. Njëri prej tyre, 43 vjeç, që njihet udhëheqësi i tyre u shpall fajtor edhe për grabitje spektakulare të bankomatëve, shkruan rundschau-online.de. Dëmet e shkaktuara llogariten në 100.000 euro, ndërsa vetëm nga bankomatët ishin 25.000 euro dëme. 43 vjeçari për këtë akuzë u dënua me shtatë vjet e tre muaj burg, ndërsa anëtarët tjerë u dënuan mes dy dhe katër vjet heqje lirie, përcjell botasot.info.


Ata kanë grabitur jo vetëm në Bonn dhe rrethinë, por edhe në Köln dhe Bad Breisig (Rheinland-Pfalz). Plaçkat ata i dërgonin përmes autobusit në vendlindje. Në këto momente tre nga të kapurit ndodhen në paraburgim, ndërsa katër të tjerë janë dëbuar drejt Shqipërisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat