Mynih: Policia arreston katër shqiptarët si në skena filmash hollivudianë, ja stolitë që kishin vjedhur

Gjermania

Mynih: Policia arreston katër shqiptarët si në skena filmash hollivudianë, ja stolitë që kishin vjedhur

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 16 dhjetor 2016 Në ora: 23:11
Stoli ari

Policia e Mynihut ka arrestuar të mërkurën e kaluar një bandë grabitësish shqiptarë, shkruan bild.de. I gjithë operacioni rezultoi i suksesshëm falë një dëshmitareje, që alarmoi policinë për personat e dyshimtë, që ndodheshin me një BMW në Am Hart.

Agresorët u larguan

Kur policia u ndodh pranë tyre, shoferi i bandës tentoi të largohet me shpejtësi falë veturës. Përkundër shpejtësisë si në filmat hollivudianë, fundi i tyre ishte në një qorrsokak. Atëherë ata dolën nga vetura dhe tentuan të largohen me këmbë. Por kësaj here policia nuk e kishte vështirë ti kapte dy hajdutët shqiptarë, përkundër mos dorëzimit, të moshave 27 dhe 31 vjeç, përcjell botasot.info. Të dy me vete kishin stoli ari dhe shumë sende tjera me vlerë.

Hajduti i tretë arriti hëpërhë tu largohet forcave policore gjermane, por u gjet më vonë i fshehur në një hotel. Bëhet fjalë për një 26 vjeçar shqiptar, që qëndronte në hotel sëbashku me një grua 31 vjeçare. Poashtu edhe këtu policia konfiskoi një sasi të madhe të florinjve dhe sendeve tjera me vlerë.


Të katër shqiptarët u është shqiptuar masa “arrest me burg”./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat