Azilkërkuesi nga Maqedonia vdes gjatë arrestimit nga policia gjermane

Gjermania

Azilkërkuesi nga Maqedonia vdes gjatë arrestimit nga policia gjermane

Nga: Fitim Dika Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 18:27
ilustrim

Një 35 vjeçar ka vdekur të martën në një qendër tregtare në Aachen, Gjermani. Fillimisht ai është dashur të kontrollohet nga policia, por ka refuzuar dhunshëm. Policia ka përdorur gazlotsjellës për ta neutralizuar, megjithatë përsëri nuk është vënë në kontroll duke sulmuar frocat e sigurisë, shkruan rp-online.de. Tre dëshmitarë, mes tyre edhe një polic civil e kanë qëlluar dhe detyruar të shtrihet në tokë, ku për fat të keq këtu ka ardhur deri te vdekja e tij.

Policia gjermane nuk ka pranuar akuzat për vrasje të azilkërkuesit, megjithatë Prokuroria po analizon ngjarjen përmes kamerave dhe videove. 35 vjeçari nga Maqedonia kishte jetuar një kohë në Hollandë, ndërsa para pak kohësh i kishte ardhur vendimi për t'u larguar nga zona Shengen./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat