"Heroi i Villingenit": Një shqiptar që neutralizoi hajdutin nuk pranon këtë titull - Gjermania e ka ndihmuar më shumë Kosovën

Gjermania

"Heroi i Villingenit": Një shqiptar që neutralizoi hajdutin nuk pranon këtë titull - Gjermania e ka ndihmuar më shumë Kosovën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 dhjetor 2016 Në ora: 11:42
Driton Berishëm

Një shqiptar i guximshëm është kthyer në hero nga mediat gjermane, pasi ka evituar një grabitje të një supermarketi në Villingen. Bëhet fjalë për Driton Berishëm (37), azilkërkues në qytetin gjerman.

“Në kohën kur ai ishte duke shëtitur me të dashurën gjermane, Stefanie Tas, ai vëren sesi disa punonjës të supermarketit tentonin ta largonin hajdutin, kur në këto momente pa menduar dyherë, 37 vjeçari shqiptar u vjen në ndihmë. Në përleshje e sipër, hajduti e sulmon me thikë, duke e plagosur në kofshë,” shkruamn media gjermane Suedkurier. “Berisha i thotë atij disa herë: “Stop”, hiqe thikën nga dora”, por hajni nuk e dëgjon dhe sërish provon ta therë. Në atë moment Berisha e godet atë fuqishëm me grusht në fytyrë  dhe e hedh hajnin përtokë. Nga goditja atij i është dashur të trajtohej nga mjeku.”

Dritoni më pas theksoi se "unë kishte frikë për atë, më shumë se ai për veten."  Ngjarja ka ndodhur në 7 dhjetor.

Tashmë 37 vjeçari cilësohet si “Heroi nga Villingeni”, por Dritoni modestisht nuk pranon titullin e tillë, duke u përgjigjur se e ka pasur detyrim të ndihmojë gjermanët me një akt të tillë, pasi përveç azilit, shteti gjerman ka ndihmuar mjaft Kosovën në kohë të vështira./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat