Gjermani që udhëtoi nga Stambolli në Nordkapp: 'Shqiptarët me mikpritje të jashtëzakonshme"

Gjermania

Gjermani që udhëtoi nga Stambolli në Nordkapp: 'Shqiptarët me mikpritje të jashtëzakonshme"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 dhjetor 2016 Në ora: 12:42
Mikpritja në Shqipëri

Ka shumë mënyra për të udhëtuar nga Stambolli në Nordkapp (krahina më veriore e Norvegjisë). Fotografi Peter Gebhard udhëtimin prej 15.000 kilometra e ka përshkruar përmes shumë shteteve dhe fotografive. Ai këtë rrugë e ka kryer sëbashku me një shok dhe veturën VW Bulli T1 e prodhimit 1974. "Në kontinentin e vjetër me veturë të vjetër."

Një ndër përshtypjet më të mëdha, që kanë mbetur në kujtimet e tij, është udhëtimi përmes Shqipërisë.

“Aty takova një vajzë 16 vjeçare, që kishte mësuar gjermanishten nga televizori. Në Shqipëri kishte mikpritje të jashtëzakonshme dhe shumë shqiptarë na ftuan në shtëpi për sillë. Ndërsa dy policë shqiptarë në lidhje me regjistrimin tonë PB, na pyetnin se mos vallë jemi nga Paderborni,” janë disa nga kujtimet plot miradije për shqiptarët të gjermanit Gebhard, që tanimë janë botuar në disa nga mediat më prestigjioze gjermane. Libri i tij, Frederking & Thaler ka 192 faqe dhe gjithsej 300 fotografi. Çmimi është 39,99 euro, ndërsa mund të porositet me nënshkrim në faqen e internetit www.peter-gebhard.de./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat