Berati zgjidhet ndër talentët më të mirë gjermanë, të ardhmen e sheh si deputet nga radhët e SPD

Gjermania

Berati zgjidhet ndër talentët më të mirë gjermanë, të ardhmen e sheh si deputet nga radhët e SPD

Nga: Bota sot Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 14:19
Berat Arifi është zgjedhur si një ndër maturantët më të mirë në Gelsenkirchen

Prindërit e Berat Arifit erdhën në Gjermani gjatë luftës së Kosovës. Por ai është zgjedhur si një ndër maturantët më të mirë në Gelsenkirchen, shkruan waz.de. Ai është 18 vjet dhe është pjesë e klasës së 12, por me një talent të veçantë. “Në fakt unë nuk e prisja një vlerësim të tillë."

Një familje shqiptare nga Kosova

Ata gjithsej janë katër vellzër dhe motra. “Prindërit e mi kërkonin një klub të vogël futbolli,” thotë Berati. “Nëna ime ka ardhur vetë në Gjermani gjatë kohës kur ishte shtatzane me mua,” thotë ai plot respekt ndaj prindërve të vetë. “Ne jemi shqiptarë nga Kosova.”

Babai i Arifit ka ardhur në Gjermani disa kohë më vonë, për shkak të problemeve të dokumentacionit, ndërsa deri në 2005 familja ka jetuar nën frikën e dëbimit drejt Kosovës.

‘U jam mirënjohës prindërve që kanë ardhur në Gjermani, që të ofron kushte shumë më të mira sesa në Kosovë. Këtu kam njohur mjaft kultura të ndryshme dhe perspektiva është shumë më e mirë.”

Në të ardhmen pjesë e partisë së majtë SPD

Pavarësisht se bëhet fjalë për familje muslimane, ata do festojnë festën e Vitit të Ri me një bredh. “Traditat gjermane na pëlqejnë shumë dhe ne i zbatojmë ata.” Gjatë pushimeve ai udhëton në vendlindje, ku shpesh vuan nga furnizimi me rrymë elektrike dhe ujë të ngrohët për tush. Ajo që e shqetëson gjithashtu është racizmi, që akoma vërehet shumë.

Pak më vonë Arifi mendon të inkuadrohet në politikë, te partia e majtë SPD, duke u bërë deputet në Budestag ose në parlamentin europian./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat