Qëndronte si grek në Gjermani, megjithatë ishte shqiptar

Gjermania

Qëndronte si grek në Gjermani, megjithatë ishte shqiptar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 dhjetor 2016 Në ora: 19:31
Ilustrim

Policia gjermane rreth orës 10.20, e mërkurë, në stacionin kryesor të Stuttgartit, ka kontrolluar një 20 vjeçar që kishte pasaportë të flasifikuar greke. Me vete ai kishte gjithashtu një leje qarkullimi grek, shkruan focus.de.

Pas dyshimeve të para 20 vjeçari është marrë në stacionin kryesor të policisë, ku u vërejt se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar dhe që qëndronte ilegalisht në Gjermani. Ai është dërguar në paraburgim, ndërsa është aktivizuar edhe një avokat për mbrojtjen e tij.

Në disa raste falsifikimi i dokumentave në Gjermani dënohet me dëbimin e të pandehurit, por në disa raste edhe me burg./Bota sot

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat