Familja Berisha përpara dëbimit: 'Ndjehemi gjermanë"

Gjermania

Familja Berisha përpara dëbimit: 'Ndjehemi gjermanë"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 janar 2017 Në ora: 12:03
Familja Berisha

Media e njohur sz-online.de ka vizituar familjen Berisha, që pas dy vjetësh qëndrimi në Gjermani, rrezikohet nga dëbimi.

Ledioni i vogël kërcen mbi divan, ndërsa shumë pranë tij ndodhet bredhi i Vitit të Ri. Ai thekson se dëshiron të bëhet futbollist, ose jo, më mirë bokser! Kur ndokush troket në derë, Ledioni mendon se është policia, ndërsa babai i tij, Muharremi mendon ta qetësoje. “Jo, nuk është policia. Edhe nëse janë ata, kanë ardhur për lajme të mira.”

Kryefamiljar është Muharrem Berisha, e me të jetojnë edhe gruaja Vjollca Nebihi dhe dy fëmijët, Ledioni (4) dhe Lea (1). Ata erdhën në Gjermani në shkurt 2015, ndërsa pas dy vjetësh kërkesa të njëpasnjëshme, për shkak se Kosova është në kategorinë e vendeve me origjinë të sigurt, ata rrezikohen nga dëbimi.

Ledioni ka lindur në Kosovë, ndërsa motra e tij Lea në Meissen, ndërsa më pas janë transferuar në fshatin Perba në Nossen.

Kryefamiljari pi ndonjëherë birrë dhe ha mish thiu

Familja Berisha është myslimane, megjithatë janë liberalë. Bashkëshortja e Muharremit nuk mban mbulesë, ndonjëherë pijnë birrë dhe gjithashtu hanë produkte të mishit të derrit. “Ne nuk jemi ekstremistë,” thotë ai, përcjell botasot.info.

Familja Berisha ka parë disa raste sesi 30 policë vijnë nëpër shtëpitë e azilantëve të refuzuar për ti dëbuar drejt vendlindjes. “Kam frikë se një ditë mund të vijnë edhe te na,” përfundon kryefamiljari./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat