Ja pse azilkërkuesi Drin Abdullahu nuk do dëbohet deri 2020

Gjermania

Ja pse azilkërkuesi Drin Abdullahu nuk do dëbohet deri 2020

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 janar 2017 Në ora: 18:20
Drin Abdullahu

Mundësi Drin Abdullahu duheshte të dëbohet në tetor 2016 nga Gjermania, megjithatë klubi i tij KSC Motor Jena e mbështeti atë - fillimisht ai mund të qëndrojë.

Ai jeton në qytetin gjerman Jena, kur në kutinë postare mori një letër që asnjëherë nuk do të dëshironte. Përveç gazetave dhe reklamave, ai hap letrën, ku thuhet se ai duhet të largohet nga Gjermania dhe zemra e tij fillon të rrahë shumë shpejt. “Kisha vetëm shtatë ditë në dispozicion për t’u larguar nga vendi. Kjo ishte në fillim të tetorit. E kam trajnerin në telefon dhe i kam treguar se çfarë po ndodhte”, thotë Abdullahu, shkruan otz.de.

Nga 25 janari 2015, Drin Abdullahu jeton në Gjermani. “Një datë që nuk do e harroj kurrë,” thotë ai. “Deri në Hungari kemi ecur, ndërsa më pas morrëm trenin. Isha me nënën time Valbona dhe motrën Arena,” kujton Abdullahu, duke shtuar se ikja nga Kosova erdhi si pasojë e problemeve familjare. “Më shumë nuk mund të sqaroj, dhemb shumë.”

Kosova është një objekt zënkash. “Disa thonë, që është pjesë e Shqipërisë, ndërsa të tjerët se është pjesë e Serbisë,” thotë Abdullahu. Ai e sheh si pjesë të shqiptarëve. “Pavarësisht se ai është lindur në Zvicër, ai nuk mori lejeqëndrim por vetëm çertifikatë të lindjes. Nënshtetësia e tij është e Kosovës,” përcjell botasot.info. “Jam një miks i mirë,” thotë ai dhe qesh.

Fillimisht, kur erdhi në Gjermani nuk fliste gjermanishten, por menjëherë u aktivizua në një klub mundjeje, ku trajneri, kapiteni dhe bashkëlojtarët e tij e kanë mbështetur maksimalisht dhe nuk duan që ai të largohet.

Ai ka filluar të punojë edhe si elektricist në një kompani me bazë në Jena të Gjermanisë. Edhe ata ishin të shokuar me mundësinë e dëbimit të tij, kurse nëna e tij ka gjetur punë si infermiere. Tashmë familja e tij është taksapaguese e regullt si çdo familje tjetër gjermane dhe nuk dëshirojnë të largohen.

Kushtet e vështira ekonomike në Kosovë

Sikur familja të kthehet në Kosovë, aty duhet të punosh rreth 50 orë në javë dhe të fitosh jo më shumë sesa 150 euro. “Kushtet ekonomike janë të vështira.” Momentalisht Drini ndjehet i qetë pasi lejeqëndrimi në Gjermani i është zgjatur deri në 2020, por e keqja është se motra dhe nëna e tij mund të dëbohen në çdo moment, si dhe nuk mund të udhëtojë jashtë Gjermanisë, kur këtë e bëjnë bashkëlojtarët e tij.”Një shkurt familja ime ka një seancë të rasteve të rënda.”

“Në Ringen kam gjetur familjen time. Ne qëndrojmë të gjithë sëbashku dhe kuptohemi shkëlqyeshëm. Ishte jetësore për mua që të gjeja një shoqëri të tillë, për të më ndihmuar në fillimet e mia, atëherë ku çdogjë është e vështirë.”

Sulmi në Berlin ishte i tmerrshëm

Për atë është e pashpjegueshme sesi disa persona keqpërdorin statusin e refugjatit për të kryer sulme terroriste. Ka shumë që nuk duan të mësojnë gjuhën, vetëm të marrin paratë e shtetit dhe më pas habiten se pse shteti do i dëbonte. Sidomos ishte i tmerrshëm sulmi në Berlin. “Ata vrasin njerëzit që festojnë në Tregun e Krishtlindjeve, ngjashëm siç kemi festuar edhe ne,” thotë më tej ai, që përkundër është musliman nuk e pengon të festojë Krishtlindjet. “Vrasjet në emër të Allahut nuk e ndihmojnë askënd.” Abdullahu festat e fundvitit i ka festuar me farefisnat e të dashurës së tij.

20 vjeçari në fund shpreh ëndrrën e tij për tu bërë shampion i Gjermanisë në mundje. “Nga 18 ndeshje, 13 i kam fituar. Me punë dhe vullnet mund t’ia arrij qëllimit.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat