Ekzekutimi i shqiptarit para vajzës në Gjermani, dalin detaje të reja shokuese

Gjermania

Ekzekutimi i shqiptarit para vajzës në Gjermani, dalin detaje të reja shokuese

Nga: Bota sot Më: 10 janar 2017 Në ora: 21:06
Ngjarja ndodhi përpara syve të vajzës së tij. 46 vjeçari është akoma në rrezik për jetën, ndërsa vajza ka pësuar shok.

Ngjarja ndodhi përpara syve të vajzës së tij. 46 vjeçari është akoma në rrezik për jetën, ndërsa vajza ka pësuar shok.

Skena dramatike si nëpër filma: Dy të panjohur udhëtonin me një motor pranë viktimës së ardhshme, duke i gjuajtur me breshëri armësh. Mënjeherë pas aksionit ata largohen në drejtim të paditur, shkruan bild.de.

Lexo edhe këtë: Atentat në Gjermani, shqiptari qëllohet me plumb në kokë para syve të vajzës

Policia gjermane akoma po vijon intenzivisht për zbardhjen e plotë të rastit të ditët së djeshme, e hënë, përpara një shkolle fillore në Visselhövede (Niedersachsen), ky dy agresorët e qëlluan në kokë dhe pjesën e sipërme të trupit një shqiptar (46). E gjitha ngjarja ndodhi përpara syve të vajzës së tij. 46 vjeçari është akoma në rrezik për jetën, ndërsa vajza ka pësuar shok.

Mbrëmjen e së hënës, policia gjermane sqaroi se përpara Bad Fallingbostel është sekuestruar një motor Kavasaki (pas restorantit Mc.Donald), që sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për motorin e dy agresorëve. Ata kishin tentuar ta fshehin motorin në disa shkurre.

Gjatë vrasjes së mbetur në tentativë, agresorët ishin parë me tesha të kuqe, andaj policia kërkon dëshmitarë.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara nga policia, agresorët duhet të kenë qenë shqiptar, ndërsa motivi është kryer për hakmarrje. 46 vjeçari kishte punuar si sigurim në një diskotekë shqiptare.

Një zëdhënës policor në lidhje me qëllimin me plumb në kokë të 46 vjeçarit shqiptar ka theksuar: “Agresorët kanë ardhur nga Hannoveri direkt në Vis­sel­hö­ve­de, duke e planifikuar vrasjen.“/Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat