Shqiptarët grabitën, fqinji alarmoi, policia gjermane arrestoi, pronarja informohet në fund: Ishte me dëgjuese përpara TV

Gjermania

Shqiptarët grabitën, fqinji alarmoi, policia gjermane arrestoi, pronarja informohet në fund: Ishte me dëgjuese përpara TV

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 janar 2017 Në ora: 20:51
Ilustrim

Grabitje, bastisje policore, arrestime: por një grua nuk kishte dëgjuar asgjë, pasi kishte vendosur dëgjueset e ulur përpara televizorit, shkruan wdr.de.

Ngjarja ka ndodhur në Soest (Gjermani) e martë, ku dy hajdutë të akuzuar për grabitje në shumë rajone gjermane. Një dëshmitar kishte parë dy shqiptarët sesi ishin futur në katin e sipërm të shtëpisë dhe më pas brenda. Ai alarmoi policinë.

“Policia rrethoi zonën dhe kapi me “presh në dorë” njërin nga hajdutët, ndërsa hajduti i dytë u largua nga kati i sipërm në kopshtin e shtëpisë. Megjithatë qeni policor “Joker” nuk e kishte të vështirë lokalizimin e tij.”

Televizioni si shpërqendrim

Pronarja nuk kishte dëgjuar jo vetëm hajdutët, por as bastisjen e policisë: ajo kishte dëgjuar televizorin me dëgjuese - dhe u informua mbi rastin vetëm pasi policia kishte arrestuar dy hajdutët.

Në automjetin e dy shqiptarëve u gjetën edhe stoli tjera të grabitura nga një shtëpi në Möhnesee-Delecke./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat