Gjermani: Kapen katër shqiptarë me dokumenta të falsifikuara

Gjermania

Gjermani: Kapen katër shqiptarë me dokumenta të falsifikuara

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 janar 2017 Në ora: 14:11
Ilustrim

Lindau, 13 janar - Prej kohës së valës së refugjatëve, policia gjermane ka shtuar masat e kontrollit në kufijtë dhe autobusëve që vijnë nga Austria dhe Italia, shkruan allgaeuhit.de.  Të enjten (12 janar) në Lindau u kontrolluan 12 emigrantë, të cilët kishin probleme dokumentacioni.

“Ishte autobusi i linjës Turin-Mynih dhe bëhet fjalë për emigrantë nga Shqipëria, Pakistani, Iraku dhe vende të tjera afrikane,” përcjell botasot.info. “Ndaj tyre u shqiptuan masat e paraburgimit, në disa raste të gjobitjes prej 650 euro, ndërsa katër shqiptarët janë kthyer mbrapsht në Austri.”/Bota sot/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat