Vdes babai që u qëllua me plumb në kokë përpara syve të vajzës, hetimet ndiqen nga 20 persona

Gjermania

Vdes babai që u qëllua me plumb në kokë përpara syve të vajzës, hetimet ndiqen nga 20 persona

Nga: Bota sot Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:55
Ngjarja ndodhi përpara syve të vajzës së tij.

Shqiptari 46 vjeçar, që u qëllua mëngjesin e së hënës përpara syve të vajzës nga sëpaku dy agresorë, ka vdekur. Lajmi është konfirmuar nga prokurori Lutz Gaebel të premten për median gjermane Rotenburger Kreiszeitung.

Lexo edhe këtë: Atentat në Gjermani, shqiptari qëllohet me plumb në kokë para syve të vajzës

“Prokuroria vijon hetimet, vetëm se tani rasti shqyrtohet për 'vrasje me paramendim', nga 'vrasje e mbetur në tentativë' siç ishte më parë,” përcjell botasotinfo, thënien e Gaebel. “Në hetime marrin pjesë 20 persona.”

Bild: Vrasje për hakmarrje

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 11 të paradites dhe i plagosuri ishte me vajzën e tij në momentin kur është qëlluar. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar pesë të shtëna.

Një plumb ka marrë 46-vjeçarin në kokë, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të trupit. Ndërsa vajza e tij, që është në moshë madhore, ka mbetur e palënduar, por po vuan një gjendje shoku. Motivet për vrasjen e 46 vjeçarit, i cili ka punuar si bodigard në një diskotekë në Shqipëri, mendohet se është hakmarrja, shkruan bild.de.

Lexo edhe këtë: Ekzekutimi i shqiptarit para vajzës në Gjermani, dalin detaje të reja shokuese

Gjatë punës së tij ka qëlluar për vdekje një person. Për këtë, ai kaloi një vit në burg. Pas dënimit, 46-vjeçari u largua për në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Visselhövede, raporton media gjermane “Kreiszeitung”. Kjo shton gjasat se të afërmit e viktimës kanë kërkuar hakmarrje ngaj 46 vjeçarit.

Deri më tani policia gjermane ka sekuestruar motorin e agresorëve, që ishte fshehur në disa shkurre. Kjo mund të ndihmojë në zbardhjen dhe gjetjen e autorëve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat