Të dielën mbahen zgjedhjet e të huajve në Munchen, 11 shqiptarë kandidojnë

Gjermania

Të dielën mbahen zgjedhjet e të huajve në Munchen, 11 shqiptarë kandidojnë

Nga: A.M. Më: 16 janar 2017 Në ora: 07:21
Deli Balidemaj

Të dielën me datë 22 janar nga ora 08:00 deri në orën 18:00 do të mbahen zgjedhjet për Këshillin e të huajve në München.

Në këto zgjedhje kandidojnë 11 shqiptarë, por kjo mund të ndryshoj pas lista ende nuk është mbyllur.

“Tani të gjithë keni marrur Ftesën për zgjedhje -ku e keni te shënuar edhe vendvotimin.

Shpresoj qe te gjithe do te shfrytëzoni kete të drejt të juaj qytetare.Me vehte duhet te keni Ftesën , Pasaporten ose ndonje dokument tjeter identifikimi.

Bashkangjitur keni Listën Shqiptare për zgjedhjet e Këshillit të të huajve në Mynih. Është me rëndësi ta shpërndajmë këtë informacion sa më shumë ashtu që sa më shumë shqiptarë që jetojnë në Mynih të dalin në zgjedhje me 22 Janar 2017 dhe ta votojnë Listën Shqiptare (Albanische Liste).Te drejtë vote kanë të gjithë që janë mbi 18 Vjet dhe kanë shtetësi të huaj si dhe shtetasit gjermane që kanë marr shtetësinë gjermane mbas vitit 2005”, thuhet në njoftimin për media./BS

Këtu klikoniqë të shikoni listën e kandidatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat