Policia gjermane nuk arriti të arrestojë shokun e shqiptarit përkundër ndihmës së qenve dhe helikopterëve

Gjermania

Policia gjermane nuk arriti të arrestojë shokun e shqiptarit përkundër ndihmës së qenve dhe helikopterëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 janar 2017 Në ora: 12:49
Policia gjermane, foto ilustruese

Një 46 vjeçar ndodhet në paraburgim, për shkak se të dielën kishte grabitur në një shtëpi private në Dannstadt-Schauernheim, shkruan morgenweb.de.

Pak përpara 19.30 një dëshmitar kishte parë dy burra, që me llambë dore ishin futur në kopshtin privat të rrugës Hambacher Straße. Ai alarmoi menjëherë policinë, përcjell botasot.info. Me ardhjen e policisë dyshja u largua me shpejtësi nga dritarja, megjithatë policia e kapi njërin prej tyre mënjeherë, ndërsa personi i dytë përkundër kërkimit intenziv me qen policor dhe helikopter u arratis.

Te i arrestuari u gjetën stoli ari dhe para kesh. Ndaj 46 vjeçarit me origjinë shqiptare, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit./Bota sot/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat