Frankfurt: Kapen dy peshqit e mëdhenj të rrjetit trafikues

Gjermania

Frankfurt: Kapen dy peshqit e mëdhenj të rrjetit trafikues

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:27
Droga

Autoritetet e anti-drogës në Frankfurt dhe Kasseler kanë arrestuar dy persona (21 dhe 29) të dyshuar për trafikantë të rrezikshëm shkruan bild.de. Ata cilësohen si peshqit e mëdhenj të një rrjeti të rrezikshëm.

Dyshes u janë sekuestruar 2,4 kilogram kokainë dhe 57.000 euro para kesh, përcjell botasot.info. 29 vjeçari u arrestua gjatë tentativës për ti shitur 500 gram kokainë në Kassel.

Pak më vomnë ai u arrestua në rrugën Elbestraße. Nga bastisja në shtëpinë e tij u gjetën 1.9 kilogram kokainë dhe paratë kesh. Vlera e kokainës në treg llogaritet 120 000 euro.

Të dy personat janë me origjinë shqiptare, ndërsa Prokuroria u ka shqiptuar masën e “arrestit për burg”./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat