Rrëfimi për lisin e mbjellur nga President Rugova, emocionoi të pranishmit

Gjermania

Rrëfimi për lisin e mbjellur nga President Rugova, emocionoi të pranishmit

Më: 24 janar 2017 Në ora: 20:59
Presidenti historik Ibrahim Rugova

Me intonimin e hymnit kombëtar, shtetëror dhe të Daradanisë  këtë  Akademi e hapi z. Enver Musa – Nënkryetar i Nëndeges .Pas një minut heshtje për nderimin e jetes dhe vepres së Dr. Rugoves për Presidentin historik foli z Jakup Gërguri-Kryetar i Nëndeges. Në emer të Nëndeges ai falenderoi të pranishmit për pjesëmarrrje në këtë Akademi.

Z. Gërguri kësajë  here me ndryshim nga herat e kalueme ,në vend te Biografisë për Presidentin   vendosi që të shfaqë përmes projektorit një reporatazh 30 minutësh për President Rugoven.Kjo nga të pranishmit u mirëprit shumë mirë ngase shpalosi kujtime, dhe u porcoll me interesim, dhe u përjetuan  emocionalisht qastet e ndryshme nga peripecitë  e Dr. Rugoves gjatë periudhave të vështira.Emocione ngriti sidomes rrëfimi për Lisin e mbjellë nga vetë Dr.Rugova , dhe murin në truallin e tijë në fshatin e lindjes.

Me  një fjalë rasti u paraqit  Prof .Anton Kolaj- bashkëpunëtor i afërm i Dr.Rugoves, i cili përveç tjerash tha;

Sot jemi tubuar për ta kujtuar dhe nderuar Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova në 11 vjetorin e shkuarjes se tij në amshim.

Sot kujtojmë:

- një burrë të madh më përmasa kombtare e botërore - E kujtojmë se kemi dhimbje për Te;- E kujtojmë se ishim bashkudhëtarë e bashkëpunëtor të tij- E kujtojmë se është gjaku ynë;- E kujtojmë se rruga dhe filozofija e tij ishte dhe duhët te mbetët rruga e kombit tonë;- E kujtojmë se emri i tij është i lidhur më bërjën e Kosovës shtet te pavarur dhe demokratik;- E kujtojmë se, bota përmes tij, shqiptarët e Kosovës i rinjohi si komb liridashës, te zellshëm dhe punëtore;-E kujtojmë se ai, prapë na i ribëri miq ata te cilët kombit tonë ne ditë te vështira i dualën zot; -E kujtojmë se ishte i urtë dhe i respektonte edhe ata qe ishin kundër tij; -E kujtojmë se na la një trashëgemi te madhe kulturore, kombëtare e shtetformuse; -E kujtojmë se sot Dardanija e tij ka shumë nevojë për emrin dhe filozofinë e tij; -E kujtojmë se Kosova jonë ka nevojë te madhe për miqtë e Ibrahim Rugovës; -E kujtojmë sepse kush harron, është i gjykuar ta përseritë historinë ne tragjikën e saj.

Respekt emrit dhe veprës të Ibrahim Rugovës

Fjala e profesor Antonit u duartrokit nga të pranishmit  dhe ai mëpastaj lexoi edhe një poezi  të pregatitur për këtë Akademi:

Arenë urtësije                

Ibrahim Rugovës

Më Ty kundërshtarët donin te mateshin ne arenë, hynë luftë donin më vellaun  të shanin të linçonintë mallkonin shokët t`i vranë me plumb dhe fjalë se rrugën e ligësisë nxan ua patët e Ti, burri i Dardanisë e i Shqiptarisë Prijsi i lirisë i shtetsisë i miqësisë qetë më shallin e kuq gjak lirije si gjithmonë më urtësi më dashuri shqip apeloje: “Zot bekoje Kosovën,Zot shqiptartë bekoj”  Amen.

Pastaj me nga një fjalë rasti u paraqiten para të pranishmëve edhe Bahtir Kastrati që falenderoi organizatorin ne emer te Kryesisë së Degës së Beneluksit-kryetar i së ciles është.

Sofije Dumnica mësuese në pension dhe Aktiviste shumë vjeqare në këtë Nëndegë;për Pavarsinë e Kosoves e kemi dashur të gjallë President Rugovën, por megjithate ai është në zemrat tona , theksoi zonja Sofije.

Isë Shabani përgëzoi organizatorin  dhe theksoi se kemi dhembje, por edhe krenari për President Rugoven.

 Qazim Bajgoraliu– ish Kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani, dhe veprimtar i devotshëm nga kjo Nëndegë;jeta dhe vepra e President Rugoves janë pasuri kombetare e Kosoves,theksoi ndër të tjera,z. Bajgoraliu duke i përshëndetur dhe falënderuar të pranishmit.

Në fund z. Enver Musa, Nënkryetar i Nëndeges lexoi edhe Telegremet pershëndetese për këtë Akademi të dërguara nga z. Haki Latifi-Kryeatar i Degës së LDK-së për Zvicër,  z.Zymer Rrahmani- Kryetar i Degës së AAK-së për Gjermani, z.Fetah Rudit nga Kosova si dhe nga zonja Mejreme Azemi nga Brukseli.

Përveç nga pjesë të ndryshme të Gjermanisë në këtë Akademi morën pjesë edhe një delegacion nga Dega e LDK-së në Bruksel, me të cilën Nëndega jonë ka bashkëpunim të kahmotshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat