Ushtari gjerman do tregojë historinë personale për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë: Atje përjetova falenderimet e shqiptarëve

Gjermania

Ushtari gjerman do tregojë historinë personale për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë: Atje përjetova falenderimet e shqiptarëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 janar 2017 Në ora: 13:18
Ilustrim

Televizioni i njohur gjerman ARD sot do emitojë programin për Luftën e Kosovës dhe intervenimin e ushtrisë gjermane.

“Një ushtar gjerman kërkon të ndihmojë civilët dhe shkon sëbashku me Gjermaninë në luftën e 1999. Ai atje përjeton falenderimet e shqiptarëve të Kosovës. Fillimi i operacionit ushtarak pa mandatin e OKB ka hedhur dyshime te mëdha  dhe në fund nuk e dije për kë e ka rrezikuar jetën.

Tregimin ai do e sqarojë përmes intervistave me shkencëtaren Marie-Janine Calic, ish punonjësen e ARD në Europën juglindore Susanne Glass si dhe Lirie Avdullahu (e lindur në Kosovë) dhe Dario Vidojkovic (profesor serb në Universitetin e Regensburg)

Gjermania ka intervenuar përherë të parë ushtarakisht në Kosovë, prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ushtari gjerman do tregojë pasojat e luftës dhe do i përgjigjet pyetjeve nëse përmes luftës mund të arrihet paqja dhe si do reagonte sot nëse do ndodhej përpara një rasti të njëjtë?

Programi do emitohet sot (28 janar) në ora 11-11.30, ndërsa ritransmetimi në 02.02.2017, ora 11.15./Bota sot/
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat