Kthesë e papritur, kjo familje e re shqiptare mund të qëndrojë në Gjermani

Gjermania

Kthesë e papritur, kjo familje e re shqiptare mund të qëndrojë në Gjermani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 28 janar 2017 Në ora: 13:39
Aurel Kuka dhe Aida Gjinaj me vajzën Amaris

Frymëmarrje e lehtë për familjen e re shqiptare në Gjermani. Hëpërhë ata mund të qëndrojnë, shkruan wr.de.

Aurel Kuka dhe Aida Gjinaj së bashku me vajzën e tyre Amaris mund të marrin lirish frymëmarrje. Rasti i shqyrtimit të azilit për familjen shqiptare ka marrë kthesë pozitive thotë Sigrid Czyrt që është marrë me këtë çështje.

“Në fillim kishte gjasë që azil të fitonte vetëm babai Aurel Kuka (24), ndërsa kjo e drejtë nuk do rezervohej edhe për familjen e tij,” përcjell botasot.info. “Por një javë pas këtij lajmi është lajmëruar Sigrid Czyrt me lajme të mira për nënën Aida (23) që mund të fillojë nga gushti një shkollim për degën e sportit dhe fitnesit.”

Kjo do i mundësojë qëndim në Gjermani dhe tani pritet që dokumenti vetëm të nënshkruhet.

“Ajo ishte shumë keq dhe mezi gjente kurajo për të jetuar,” përfundon shkrimi, “por tani mund të flejë përsëri e qetë.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat