Biznesmenët shqiptarë nga Gjermania në mbështetje të gjeneralit Haradinaj

Gjermania

Biznesmenët shqiptarë nga Gjermania në mbështetje të gjeneralit Haradinaj

Nga: Sami Fejza Më: 28 janar 2017 Në ora: 23:32
Delegacioni i "Unionit të Biznismenëve Shqiptarë në Gjermani" me Ramush Haradinaj

Delegacioni i "Unionit të Biznismenëve Shqiptarë në Gjermani" i prirë nga nënkryetari Gani Nuha, bashkë me anëtarët e Kryesisë Ajet Krasniqi (vëllau i heroit Mujë Krasniqi), Zenun Krasniqi, Ramë Rama (vëllai i dëshmorit Agron Rama) dhe Haki Godanci vizituan  në Francë gjeneralin Ramush Haradinaj.

Mbajtja edhe më tutje peng e gjeneralit tonë të lavdishëm të Ushtisë Çlirimtare të Kosovës, me fletë arreste fashiste të fundshekullit të kaluar të dirigjuar nga kryefashisti Milosheviq, të rigjeneruar nga neomilosheviqët e shekullit 21, është konsideruar, nga unionistët e biznesit, jo vetëm i pakuptimtë dhe jashtë logjikës juridike, por edhe tendecioz ndaj vlerave bazike të popullit tonë që u mundësuan drejtëpërdrejt nga UÇK dhe aleatët tanë, ku rol aktiv kishte edhe shteti francez.

Bashkëluftëtari i gjeneralit , biznismeni i suksesshëm Gani Nuha ,bëri të njohur përkrahjen e pakursyer të Unionit për Ramush Haradinajë dhe njëkohësisht përcolli mesazhin që njëherë e përgjithmonë t'i jepet fund cirkut të flete arresteve serbe për  luftëtarët e lirisë së Kosovës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat