Në Hamburg u përkujtua heroi i Kombit- Gaspër Karaqi

Gjermania

Në Hamburg u përkujtua heroi i Kombit- Gaspër Karaqi

Nga: Nue Oroshi Më: 30 janar 2017 Në ora: 22:29
Pamje nga perkujtimi i Gasper Karaqi

Dje në qytetin e Hamburgut të Gjermanisë u përkujtua heroi i kombit Gaspër Karaqi. Miq, shokë, dashamirë dhe familjarë të Gaspër Karaqit u mblodhën për ta përkujtuar Gaspër Karaqin në tetëmbëdhjetë vjetorin e rënjes heroike. Fillimisht një fjalë të shkurtër për Gaspër Karaqin e mbajti miku i tij dhe bashkveprimtari i ditëve të rinisë Florin Markaj. Florini bëri një evokuim kujtimesh për punën e dëshmorit Gaspër Karaqi.

Ai tha se Gaspri kishte vendosur që jetën t’ia falë Kosovës dhe çlirimit të saj dhe u kthye nga mërgimi i largët, në fillim vitet e nëntëdhjeta duke mos iu ndarë aktivitetit kombëtar deri sa ra heroikisht. Më pas revokuim kujtimesh për verpimtarin Gaspër Karaqit bën edhe pjesëmarrësit të cilët e kishin njohur nëpër periudha të ndryshme kohore.

Për Gaspërin folën edhe Xag Gjugja,Albert Bisaku, Anton Buqaj,Nikollë Domgjoni dhe shumë të tjerë të cilët evokuan kujtime të ndryshme për punën e heroit të kombit Gaspër Karaqi. Më pas u shfaq një film dokumentarë mbi 45 minuta për jetën ,veprën dhe rënjen heroike të Gaspër Karaqit. Pas përfundimit të pjesë zyrtare pati edhe shkembim idesh se si duhet më tutje të organizohetë komuniteti shqiptarë në Hamburg.

Pas shkëmbimit të ideve të ndryshme u ra dakord që të themëlohet një Shoqatë Kulturore Shqiptare në Hamburg të Gjermanisë e cila do të mirret me organizimin e tubimeve dhe akademive të ndryshme, me afirmimin e komunitetit shqiptarë si dhe prezentimin e vlerave evropiane shqiptare tek opinioni gjerman.

Kjo shoqatë në të ardhmën do të ndihmoj në mënyrea të ndryshme edhe në trojet etnike shqiptare, qoftë në aspektin humanitar, në atë organizativ por do të ketë edhe rolin e një ure lidhese në mes të kontakteve të veprimtarive shqiptarë në trojet etnike si dhe më shoqatat, partitë dhe organizatat që janë në Gjermani, me qëllim që të bëhet senzibilizimi i opinionit gjermanë që t’i jepë një kujdesje edhe më të madhe çështjes shqiptare.

Në fund u zgjodh një këshill iniciues prej shtatë veprimtarëve dhe mori obligim që sa më shpejt ta përgadisë një kuvend zgjedhor të Shoqatës Kulturore Shqiptare në Hamburg, ku nga ky kuvend të dalë edhe kryesia e re si dhe organët dhe komisionet tjera të shoqatës të cilët do të luajnë një rol pozitivë në ecjet përpara të komunitetit shqiptarë të Hamburgut.

Nuk duhet harruar fakti se djemtë e Hamburgut siç quheshin më heret kanë dhënë një kontribut të çmuar në shumë sfera duke perkrahur shumë çështjen kombtare dhe duke mos kursyer edhe çështjen financiare për më shumë se gati tri dekada. Urojmë që shumë shpejtë ta kemi një Shoqatë Kulturore në Hamburg e cila do të luaj rolin e Shoqatave shqiptare të cilat e kanë quar përpara çështjen e shenjët kombëtare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat