Gjermani: Kapen dy shoferët e furgonit shqiptar, vozitinin 98 orë pa pushim

Gjermania

Gjermani: Kapen dy shoferët e furgonit shqiptar, vozitinin 98 orë pa pushim

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 shkurt 2017 Në ora: 18:43
Ilustrim

Policia rrugore gjermane e Darmstadt ndaloi furgonin me udhëtarë nga Shqipëria, në 31 janar në magjistralen A 67, shkruan darmstaedter-tagblatt.de. Në furgon kishte pesë udhëtarë ndërsa drita e saj nuk punonte siç duhet. Pasi u morrën në pyetje dy shoferët u konstatua se ata kishin qenë në disa vende të Europës dhe gjatësia kohore e rrugës nuk përputhej me kohën e lejuar për të vozitur. Njëri shofer kishte qendruar në furgon 29 orë, ndërsa shoferi tjetër bile 76 dhe 98 orë pa pushuar. Pra katër ditë udhëtim pa bëri pushim njëditor të parashikuar sipas ligjit.

Shoferët janë dërguar menjëherë në hotel, ndërsa udhëtarët janë dërguar në stacionet e trenave ku më pas kanë gjetur vetë linjat e kërkuara. Shoferët por edhe kompania e udhëtimit pritet të gjobiten./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat