Gjermani: Kapet shqiptari me dy dokumenta të falsifikuara polake

Gjermania

Gjermani: Kapet shqiptari me dy dokumenta të falsifikuara polake

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 shkurt 2017 Në ora: 15:25
Ilustrim

Gjatë ditës së premte policia gjermane kontrolloi një veturë në magjistralen A8, pranë qytetit gjerman Traunstein. Shoferi ishte 33 vjeçar, ndërsa targat e veturës ishin gjermane, shkruan focus.de. Shoferi u bë i dyshimtë pasi dorëzoi pasaportën e Kosovës me vizë gjermane por edhe një lejeqarkullimi polak, përcjell botasot.info. Nga kontrollet e imtësishme rezultoi që leja e qarkullimit ishte tërësisht e falsifikuar, përcjell botasot.info.

Mes tjerash atij më vonë ju gjet edhe një lejeqendrimi polak, gjithashtu e falsifikuar. Pas sekuestrimit të dy dokumentave, 33 vjeçari shqiptar duhet të përgjigjet përpara autoriteteve për falsifikim dokumentash dhe gjatë asaj nate ju desh të vije tjetërkush për të marrë veturën./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat