Dy shqiptarët arritën t'i largohen policisë gjermane, një polic mbeti i plagosur

Gjermania

Dy shqiptarët arritën t'i largohen policisë gjermane, një polic mbeti i plagosur

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 shkurt 2017 Në ora: 20:18
Ilustrim

Të hënën, 06.02.2016 një banuese nga rruga Lindauer (Kaufbeuren) alarmoi policinë për një grabitje pak përpara mesnatës, shkruan allgaeuhit.de.

Kur tre hajdutët panë policinë u ndanë dhe u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Njëri prej tyre me përdorimin e dhunës u arrit të kapet, duke u plagosur hajduti dhe një polic gjerman, përcjell botasot.info. Të dy janë dërguar për mjekime në spital.

Dy hajdutët tjerë nuk u arritën të kapen nga policia, ndërsa shoku i tyre që u arrestua është 30 vjeçari shqiptar me vendbanim në Oberbayern.

Nëse ndokush disponon informacione për dy shokët e tij mund të ndihmojë policinë gjermane në numrin 08341/933-0./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat