Lazim Destani mbledh kryesinë e UBSHGJ, diskutohen projektet për trojet shqiptare

Gjermania

Lazim Destani mbledh kryesinë e UBSHGJ, diskutohen projektet për trojet shqiptare

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 14:58
Takimi Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe gjermane në Gjermani

Düsseldorf, 9 shkurt - Biznesmeni i njohur shqiptarë Lazim Destani këto ditë po qëndron në Gjermani ku merr pjesë në takimet e Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe gjermane në Gjermani ku janë diskutuar projektet të cilat duhet të realizohen në disa vende shqiptare.

Vitin e kaluar në Kosovë janë ndërtuar hidrocentrale, fabrikë e gypave të ujit, 100 bursa janë ndarë për femrat shqiptare, gratë në Krushë janë financuar për disa projekte, ndërkohë që këtë vit do hapet fabrika e llaqeve Ebaufix në Therandë.

Ndërkohë që gjithë këto janë merita të bashkëpunimit mes anëtarëve të Unionit të Bizneseve Shqiptare dhe gjermane në Gjermani.

Në këtë foto shihet kryetari i nderit të këtij unioni Lazim Destani, pastaj Bekim Brestovci anëtarë i kryesisë së unionit, Nazim Viqa kryetar i unionit, Gani Nuha nga kryesia e unionit dhe Albert Hashimi anëtarë i kryesisë së unionit, ndërkohë që takimi është mbajtur në zyrat e Ecolog në Düsseldorf.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat