Pasi kryejnë gjysmën e dënimit në burg, shqiptarët dëbohen në vendlindje

Gjermania

Pasi kryejnë gjysmën e dënimit në burg, shqiptarët dëbohen në vendlindje

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 shkurt 2017 Në ora: 10:50
Ilustrim

Gjykata e Paderboni ka dënuar me pesë vjet heqje lirie dy shqiptarët që shisnin profesionalisht drogën, shkruan radiohochstift.de.

Ata u zbuluan se shitnin drogën përmes punimeve të dorës, ndërsa veprën ilegale e kryenin përpara shtëpisë së tyre. Kryesisht shisnin marihuanë dhe kokaine. Nga bastisja e shtëpisë së tyre u sekuestrua një kilogram marihuanë dhe 70 gram kokainë, me cilësi të dobët,  5300 euro para kesh si dhe armë të ndryshme.

Pas qëndrimit në burg të gjysmës së kohës, ata do dëbohen në vendlindje./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat