Një shqiptare shpallet drejtoreshë e maternitetit mjaft të njohur në Gjermani

Gjermania

Një shqiptare shpallet drejtoreshë e maternitetit mjaft të njohur në Gjermani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 shkurt 2017 Në ora: 17:22
Flutura Dede dhe Bernd Gerresheim

Qëllimi i Dr. Flutura Dede (51) është puna me cilësi të lartë, ndërsa është pasardhëse e doktor Bernd Gerresheim, shkruan wr.de.

Mjekja me origjinë shqiptare, e lindur në Tiranë, tashmë jeton prej tridhjetë vjetësh në Siegen të Gjermanisë. Dede tashmë drejton gjinekologjinë “Jung-Stilling” në Siegen, duke e zëvendësuar drejtorin e deritashëm Dr. Bernd Gerresheim, i cili po shpërngulet në Zvicër. Doktoresha shqiptare sjell me vete të gjitha parakushtet dhe kualifikimet që nevojiten për një maternitet me nivel të lartë mjekësor dhe me renome mbi rajonal, çfarë është  ai i spitalit evangjelist “Stilling”, përcjell botasot.info.

51 vjeçarja ka mbaruar për mjekësi në Universtitetin e Tiranës ku pas mbarimit ka punuar një kohë të shkurtër si ndihmës mjeke. Pas rrëzimit të sistemit komunist, në vitet 90-të shpërngulet sëbashku me të shoqin në Gjermani ku gjithashtu është natyralizuar.

Në Gjermani ajo nuk është ndalur së studiuari duke vijuar në Fakultetin e Mjekësisë në Marburg, ndërsa njohjen e profesionit të mjekes në Gjermani, Dr. Flutura Dede e ka marrë në vitin 2001. Krahas mjekësisë doktoresha me origjinë shqiptare ka hobi shëtitjen dhe dëgjimin e muzikës klasike./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat