Shqiptarët bëhen gati në Starnberg për të festuar ditën e Pavarësisë

Gjermania

Shqiptarët bëhen gati në Starnberg për të festuar ditën e Pavarësisë

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 11:35
Ilustrim

Në një organizim të menduar mirë nga aktivi i LDK-së në Starberg të Gjermanisë do të argëtohen shumë shqiptarë për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Kjo mbrëmje do të sjellë disa zëra të bukur e të njohur të skenës shqiptare si: Florim Gega, Emine Hajzeri, duke i shoqëruar nga muzikanti Floriani, por edhe nga performanca që do të sjellë Grupi i Valleve nga Shoqata Shqiptaro-Gjermane. Kjo natë festive do të nisë në orën 18 ndërsa të gjithë shqiptarët që do të duan të argëtohen do të kenë mundësi që të hyjnë falas në këtë koncert, i cili do të jetë të shtunën që po vjen më 18 shkurt, e do të moderohet në një formë show nga gazetari i njohur Maksim Gjokaj-Maksi.BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat