Gjermani: Kapen me kokainë dy shokët, një gjeorgjian dhe një shqiptar

Gjermania

Gjermani: Kapen me kokainë dy shokët, një gjeorgjian dhe një shqiptar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 shkurt 2017 Në ora: 12:10
Pamje nga aksioni i policisë

Gjatë ditës së shtunë ka pasur kontrolle të shumta në magjistralen A7 (Fussen), ku kryesisht policia ka ndalur vetura të dyshimta për kalimin ilegal të kufirit dhe trafikimit të drogës, shkruan kreisbote.de. Krahas tre egjiptianëve që kishin mungesë dokumentacioni u arrestua edhe një 27 vjeçar shqiptar, pak përpara tunelit kufitar, përcjell botasot.info.

Shqiptari ishte nën ndikimin e kokainës, ndërsa bashkë-udhëtari i tij një gjeorgjian 26 vjeç me vete kishte kokainë. Ata nuk u lejuan që të vijojnë udhëtimin dhe përveç sekuestrimit të drogës u gjobitën me 1200 euro./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat