Dëbohen 52 shqiptarë nga vendet e Beneluksit, Gjermania sjell ligj për dëbimin e shpejtë

Gjermania

Dëbohen 52 shqiptarë nga vendet e Beneluksit, Gjermania sjell ligj për dëbimin e shpejtë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 shkurt 2017 Në ora: 16:30
Ilustrim

Vijon dëbimi masiv i shqiptarëve të cilëve u është refuzuar kërkesa e azilit nga vendet perëndimore. Sot në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë do zbresin 52 shqiptarë që janë dëbuar nga vendet e Beneluksit - Belgjikë, Luksemburg dhe Hollandë.

Operacioni është organizuar nga Belgjika në koordinim me Frontex do të riatdhesohen në Shqipëri, 52 azilkërkues të cilët qëndronin me dokumente të parregullta në Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg. Policia shqiptare bën me dije se ata do të mbërrijnë sot në aeroportin e Rinasit, njofton botasot.info

Para një jave Gjermania ka vendosur një ligj sipas së cilit kërkohet dëbimi i shpejtë i gjithë azilantëve të cilëve u është refuzuar kërkesa./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat