Gjermani: Babai me dy prindërit dhunojnë çiftin nga Maqedonia

Gjermania

Gjermani: Babai me dy prindërit dhunojnë çiftin nga Maqedonia

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 shkurt 2017 Në ora: 16:50
Ilustrim

Në qendrën e strehimit në Bamberg të Gjermanisë një çift është përleshur fizikisht me një baba dhe dy bijtë e tij, nga ku kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmimit me shufra hekuri, shkruan focus.de.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 5 shkurt (e shtunë) të fundjavës së kaluar, një patrullës policore gjermane i kishte rënë në sy një shtetas 35-vjeçar maqedonas, nga plaga e kokës të së cilit rridhte pandërprerë gjak. Pas hetimeve të kryera të policisë, është vërtetuar se ai dhe bashkëshortja e tij 30-vjeçare, ishin zënë me një prind tjetër 35-vjeçar, si dhe me dy djemtë e tij (14 dhe 15 vjeç). Pasi zënka gjithnjë e më tepër ishte përshkallëzuar, tre të dyshuarit e kanë goditur çiftin edhe me shufra metalike, përcjell botasot.info. Ambulanca ka ardhur në vendngjarje duke dërguar çiftin menjëherë në klinikën më të afërt.

Tre të dyshuarit janë arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe ndaj tyre është ngritur akuza e plagosjes. Hetimet vijojnë nga Prokuroria e krimeve të rënda./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat