Ju larguan helikopterëve të policisë gjermane, treshja shqiptare arrestohen të nesërmen në shtëpi

Gjermania

Ju larguan helikopterëve të policisë gjermane, treshja shqiptare arrestohen të nesërmen në shtëpi

Nga: Fitim Dika Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 17:04
ilustrim

Policia e Mainz ka korrur një sukses për kapjen e një personi që grabiste prona private në rrethinën e Ingelheim, shkruan allgemeine-zeitung.de. Hetimet kanë nxjerrë në pah se ai ishte pjesë e një grupi të rrezikshëm që bashkëpunonin në kampin e azilit në Ingelheim.

Pikërisht në 10 shkurt është kapur në flagrancë nga policia 25 vjeçari shqiptar, që tentoi të futej në një pronë private. Ai është dërguar në paraburgim, përcjell botasot.info. Të martën, 14 shkurt, u bastis shtëpia e 21 vjeçarit shqiptar, i cili, gjithashtu akuzohet për grabitje. Edhe ai është dërguar në paraburgim.

Arratisja e tre shqiptarëve

Në Ingelheim, 14 shkurt, në afërsi të vendit të quajtur Erstaufnahme-Einrichtung, në kohën kur policia përgatitej të arrestonte treshen shqiptare, këta të fundit u arratisën në malin aty pranë. Përkundër helikopterëve dhe forcave të shumta policore, ata u larguan në drejtim të paditur. Gjithsesi policia gjermane nuk e kishte të vështirë identifikimin e tyre dhe bëhet fjalë për 15, 18 dhe 20 vjeç.

Por të mërkurën pas bastisjes së një shtëpie në Main, policia arriti ti arrestojë treshen shqiptare dhe u dërguan menjëherë në paraburgim./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat