Aktivi i LDK-së feston në Starnberg dy festa

Gjermania

Aktivi i LDK-së feston në Starnberg dy festa

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 23 shkurt 2017 Në ora: 16:19
Mbrëmja e organizuar nga LDK-ja

Të ftuar atdhetarë që kanë bërë shumë për çlirimin e Kosovës, por edhe ata të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në shumë mënyra të tjera. Megjithëse jetojnë larg vendlindjes me familet e tyre në Gjermani, ata në një mbrëmje vërtetë madhështore janë mbledhur me miq dhe familjarët e tyre për të festuar dy festa, 9-Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe 24 vjetorin e themelimit të Aktivit të LDK-së.

Mbrëmja ka nisur me disa fjalime rasti të organizatorëve dhe njerëzve që drejtojnë këtë aktiv, por edhe veteranëve që ishin të ftuar, më pas në një ceremoni janë dekoruar me mirënjohje personalitete të shumtë që ishin të pranishëm në sallën e Starnbergut në Gjermani fundjavën e kaluar. Në pjesën artistike ishin kujdesur mjaft bukur që të shpërthente vallja nga Ansambli i Valleve nga Shoqata Shqiptaro Gjermane, e ndërsa më pas këngëtarët e njohur si Florim Gega dhe Emine Hajzeri me zërat e tyre të shoqëruar nga muzikanti Floriani kanë krijuar për të prabishmit një super atmosferë deri në orët e mesnatës.

Kjo ka qenë një nga mbrëmjet më të bukura që shqiptarët që jetojnë atje marrin si dhuratë nga Aktivi i LDK-së, ndërsa të gjithë uronin njëri-tjetrin me rastin e Festës së Pavarësisë. Për udhëheqjen e mbrëmjes ka qenë i ftuar edhe gazetari Maksim Gjokaj ku ka siguruar edhe këto foto të bukura që tregojnë atmosferën që ishte atje.BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat