Gjermani: Burri shqiptar sulmoi me thikë gruan, dënohet me 11 vjet burg

Gjermania

Gjermani: Burri shqiptar sulmoi me thikë gruan, dënohet me 11 vjet burg

Nga: Fitim Dika Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 18:14
ilustrim

Një 45 vjeçar nga Solingen duhet të qëndrojë 11 vjet në burg. Burri, babai i dy fëmijëve të vegjël, kishte sulmuar me thikë gruan në 16 qershor gruan e tij, 40 vjeç, shkruan solinger-tageblatt.de.

Gjykata gjermane e ëuppertal e shpalli të fajshëm për veprën penale “vrasje të mbetur në tentativë,” ndërsa dënimi ishte për dy vjet më e vogël sesa kërksa e Prokurorisë. Avokati në anën tjetër kërkoi të dënohej me tetë vjet burg.

“Arsyeja e dënimit kaq të rëndë është se fëmijët e kishin përjetuar rëndë atë ditë, kur fillimisht kishin kuptuar se nëna u kishte vdekur,” përcjell botasot.info, vendimin e Gjykatësit. “Dy fëmijët kishin marrë terapi dhe ishin dërguar në psikolog.”

45 vjeçari u shfaq i penduar për rastin. Fqinjët kishin dëgjuar zënka të çiftit, pak përpara se të ndodhte plagosja e rëndë. Burri u arrestua menjëherë nga vendngjarja.Çifti kishte pasur probleme edhe mëpërpara, ndërsa me origjinë ishin nga Shqipëria.

Autoritetet do vendosin nëse do dëbohet

Familja katëranëtarëshe kishte kërkuar azil, por babai i tyre, tashmë i dënuar, mund të dëbohet në Shqipëri nëse vendos Zyra e Emigracionit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat