Grabitën 55 iPad nga shkolla ekonomike gjermane, arrestohen disa të rinj mes tyre një shqiptar nga Kosova

Gjermania

Grabitën 55 iPad nga shkolla ekonomike gjermane, arrestohen disa të rinj mes tyre një shqiptar nga Kosova

Nga: Fitim Dika Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 22:03
Lehrer Thomas Siebenborn, shefi i policisë

Në shkollën ekonomike Scheibner (Dachau) është zbardhur grabitja: 55 tableta (I-pad) ishin grabitur përpara tre javëve, por profesori gjerman Thomas Siebenborn arriti të lokalizojë njërin nga tabletët. Katër persona ndodhen në paraburgim, shkruan merkur.de.

Të premten në shkollën ekonomike mbizotëronte festa, pasi polici Thomas Rauscher ia dhuroi drejtorit të shkollës Mathias Aricak dhe profesorit Thomas Siebenborn 46 nga 55 tabletat e grabitura. “Jemi shumë me fat që morrëm pajisjet elektronike,” tha Aricak.

55 pajisjet elektronike me vlerë 30.000 euro u grabitën përpara tre javësh ndërsa dy ditë më vonë profesori Thomas arriti të lokalizojë njërin nga pajisjet elektronike që ishte online. Me alarmimin e policisë, forcat blu arritën të arrestojnë tre persona në Dachau, përcjell botasot.info.

Drejtori Mathias tha se gëzimi i jashtëzakonshëm për shkollën nuk ka të bëjë me shpenzimet, por me dokumentacionet dhe punimet e nxënësve.

Zona e bastisjes ka qenë apartamenti i 19 vjeçarit, që i janë konfiskuar gjithë pajisjet elektronike, ndërsa në ditët vijuese policia ka kapur edhe një shqiptar nga Kosova (18 vjeç) dhe një boshnjak. Të arrestuarit të fundit janë gjermani (24 vjeç) i kapur të premten në mbrëmje në Dachau, ndërsa pak më vonë 46 tabletat u gjetën në shtëpinë e një turku 39 vjeçar. Tabletat tjera mungonin.

„Megjithatë ne jemi në kërkim“, tha komisariati i policisë.

Nxënësit e shkollës ekonomike vetëm kanë filluar ti përdorin tabletat./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat