Gjermani: Përleshje masive mes shqiptarëve dhe gambezëve, plagosje dhe arrestime

Gjermania

Gjermani: Përleshje masive mes shqiptarëve dhe gambezëve, plagosje dhe arrestime

Nga: Fitim Dika Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 10:37
ilustrim

Në kampin e azilkërkuesve Patrick-Henry-Village (PHV) në Heidelberg ndodhi një përleshje mes 50 burrave, të enjten rreth 12:00, shkruan rnz.de.

Nga përleshja mbetën të plagosur lehtë tre persona, ndërsa shkaku i saj duhet të ketë qenë shpërndarja jo e drejtë e racionit të ushqimit, përcjell botasot.info. Dy punëtorët dhe një person i sigurimit tentuan ti ndajnë dy grupet - njëri shqiptar dhe tjetri gambian. Nga përleshja mbetën të plagosur një 22 dhe 58 vjeçar nga Gambia dhe një 28 vjeçar, pa u specifikuar kombësia. Të tre u dërguan në spital, për shkak të lëndimeve me sende të forta metalike në kokë.

12 forca policore ndërhynë për ti ndarë shqiptarët dhe gambezët, të cilët arritën të neutralizojnë shpejtë. Mes tjerash janë arrestuar edhe dy gambezë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat