Nuk kishte mundësi të paguante gjobën, gjykata gjermane burgos shqiptarin

Gjermania

Nuk kishte mundësi të paguante gjobën, gjykata gjermane burgos shqiptarin

Nga: Bota Sot Më: 1 mars 2017 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Të hënën në mbrëmjë është kapur një 49 vjeçar në Karlsruhe dhe është dërguar përpara autoriteteve të drejtësisë, shkruan presseportal.de. Burri nga Shqipëria u arrestua pak përpara daljes nga stacioni i trenave.

Kundër tij rëndonte një kërkesë arresti nga Prokuroria e Karlsruhe, për shkak të delikteve të ndryshme dhe gjobës prej 1.300 euro.

Për shkak se nuk mund të paguante ai dhe bashkëshortja gjobën prej 1.300 euro atëherë Gjykata vendosi 130 ditë burg për 49 vjeçarin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat