Hero i 15 nxënësve gjermanë, por Avni Mehana së shpejti mund të dëbohet nga Gjermania

Gjermania

Hero i 15 nxënësve gjermanë, por Avni Mehana së shpejti mund të dëbohet nga Gjermania

Nga: Fitim Dika Më: 3 mars 2017 Në ora: 22:52
Avni Mehana

Shqiptari Avni Mehana u kthye në hero pasi shpëtoi disa fëmijë gjermane në momente kur autobusi pësoi aksident. Megjithatë, tani ai po lufton për të qëndruar në Gjermani së bashku me familjen e tij në Butjadingen Duerf, shkruan “NëZ”.

I ulur në tavolinë me punëdhënësin Meent Brunken në Ruhëarden, 47 vjeçári e kishte dorën e lidhur si pasojë e plagosjes për të shpëtuar 15 nxënësit e shkollës fillore nga aksidenti i autobusit. I kthyer në hero, ai vështirë se mund ti gëzohet titullit edhe për shumë kohë në Gjermani, pasi sëbashku me bashkëshorten Tahire (48) dhe fëmijët Fjolla (16) dhe Ylli (9) duhet të dëbohen. Kosova është vend i sigurtë dhe qytetarëve të saj nuk kanë të drejtë azili në Gjermani, përcjell botasot.info. Familja Mehana jeton prej rreth dy vitesh në Butjadingen, ndërsa pretendon se kthimi në Kosovë mund të rezultonte fatale për jetën e tij.

Ai ka treguar pse është larguar nga Kosova. Ai kishte punuar në një fermë të vogël të kërpudhave dhe pasi kishte probleme financiare, kishte huazuar të holla nga njerëzit e gabuar, të cilët e kanë kërcënuar atë me vdekje dhe me 20 % më shumë interes. Dy anëtarë të familjes së tij kanë vdekur të mënyrë të dyshimt dhe ai është i bindur që nëse kthehet në Kosovë, e pret e njëjta gjë.

Brunken mjaft i kënaqur me shqiptarin

Pronari dhe punëdhënësi i 47 vjeçarit Brunken flet vetëm fjalë të mira për të. “Avniu asnjëherë nuk është vonuar në punë”, thotë ai. “Ai sëbashku me familjen e tij janë integruar dhe unë do luftoj që ai të mos dëbohet.”

Gjykata e Oldenburg kishte refuzuar kërkesën për azil për Avni Mehana, por shpresa vdes e fundit. Këtë të enjte çifti Mehana shkruajti lutje deri te Zyra e Emigrimit në Oldenburg dhe gjithshka është e hapur./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat