Në Kiel u promovua libri i shkencave të Drejtësisë, nga Dr. Hamdi Reqica

Gjermania

Në Kiel u promovua libri i shkencave të Drejtësisë, nga Dr. Hamdi Reqica

Nga: Mrika Krasniqi Më: 6 mars 2017 Në ora: 21:49
Tubim Promovues nga Shoqata Mërgimtari në Kiel të Gjermanisë

Shoqata Mërgimtari e cila është e regjistruar në organet Gjermane si Shoqatë Kulturore Shqiptaro Gjermane, me datën 04. Mars 2017, kishte organizuar një promovim Libri në Lokalet e Brigitte Thomas Haus, në Kiel.

Zotëriu Hamdi Reqica u prit me një përkushtim të pa shoqë,  nga Kryetari i Shoqatës Mërgimtari Florim Morina si dhe Kryesija e shoqatës, por edhe të gjithë të pranishmit  tjerë.Në një nga dhomat gjendeshin pije freskuese, kafe,embëlsira dhe Libra që mundë të shërbeheshin të pranishmit.

Shumë bashkëatdhetar, adhurues të Librit,kishin mësyer sallën ku do bëhej Promovimi i një libri shkencor, mbi qeshtjen e siguris dhe mbrojtjes së shteteve Europiane, me theks të posaqëm zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.Aty ku piqen edhe kufinjët artificial të trojeve etnike shqiptare.Në sken ishin Vendosur flamuri Gjerman, ai Kombëtar shqiptar dhe ai i shtetit të Kosovës. Për nderë të Dr Reqica, sepse zotëri Reqica është edhe Konzull në Munchen * Mynih*

Tubimi i e hapi Zotëriu Ejup Krasniqi. Një bashkëatdhetar sie dhe njëri nga themeluesit e Shoqatës Mërgimtari i cili jeton dhe punon në kiel prej vitesh, pasi përshëndeti të pranishmit ai ftoi kryetarin e shoqatës Mërgimtari të marr fjalën. 

Image

Florim Morina, përshëndeti të pranishmit dhe u uroj një pasdite të bukur,sepse sot këtu po gërshetohet vlera e librit dhe përkushtimi i shoqatës Mërgimtari .

Zoteriu Krasniqi vazhdoj duke Përshëndetur Dr. Hamdi Reqica, Dr. Med. Shukri Zejnullahun Kirurg, pastaj përshëndeti mësuesin Afrim Hasani. Sënke Klettner Drejtuesi i Asambles Komunale/Mettenhof. Zonjat Bolow përgjegjëse për qendrën e rinis, zonjën Schmidt nga Brigitt Thomas Haus e shumë të tjerë.

Pastaj Zotëriu Krasniq foli në pika të shkurtëra për biografin e Zoteri Reqicës dhe  për vlerën e këtij libri shkencor, mbi vlerat europiane, ai në pika të shkurtëra duke u thelluar në brendi të librit tha se vlerën këtij libri ia shton vet lexuesi, sepse ai duke lexuar këtë libër do gjej momente të viteve 80  e deri tek përfundimi i Luftës në Kosovë.Por gjithnjë të lidhura me sigurin e shteteve Europiane, të cilat ne vitin 1954 kishin dështuar të formonin nje trup të përbashkët, që do merrej me sigurin  mbrojtëse te këtyre shteteve.Por që për fat të mirë, kjo u arrit vetem kur filloj shkatërrimi i Ish Jugosllavis.

Një vepër me vlera të mëdha shkencore andaj ju preferoj ta lexoni tha Krasniqi, duke ftuar që fjalën Kryesore rreth Librit në gjuhën Gjermane ta thot Përfaqesuesi i Asambles zotëri Klettner.

Zotëriu Klettner tha:. Në dor kam një libër nga i cili kam mësuar shumë , ai më dha shumë detaje e informata të vlerëshme dhe të detajuara nga burime të verifikuara, andaj kur një vepër ka diqka me vlerë ku njëriu duke lexuar gjenë shumë, kjo është kënaqesi. Cdo vepër është si jeta, për ta kuptuar të tërin duhet ti dilet në fund, unë sot kam ardhur këtu pasi e di se kjo ditë e imja nuk është e humbur, por sot kam mësuar e do mësoj edhe me shumë sidomos për vlerat shkencore që Zoteriu Reqica i nderuar , i cili jo që ka nderuar Shoqatën Mërgimtari dhe komunitetin por ai ka nderuar edhe Qytetin Kiel duke bërë promovimin e ketsaj vepre shkencore këtu tek ne në veriun Gjerman, ai foli shumë gjat për vleren e këtij libri dhe pasqyrimin dinjitoz që ka bër zotëri Reqica, nëpërmes rreshtav shumë mirë të kuptueshem.

Image

Tubimin e Përshëndetën edhe shumë pjesmarrës tjer. Konzulli i Republikës së Kosovës Dr. Reqica  psi iu dha fjala ai foli për punën që ka bërë për këtë libër në gjuhën gjermane,  ai në pika të shkurtëra foli për përmbajtjen e Librit, për tu lënë vend,pytjeve të miqve gjerman dhe atyre Shqiptar.

Pyetjet ishin të shumta nga dy palët! 

Sabri Selmani Pyeti se a u bë Intervenimi Ushtarak në Kosovë për qështje Humanitare apo për qështje strategjike?

Daut Krasniqi: Pyet rreth mbajtjes peng te Ramush Haradinajt, se a po luan evropa ende lojerat e vjetra? Florim Morina Pyeti rreth zhvillimeve në kosovë, sidomos me theks rreth mërgatës? Kurse miqët gjerman ishin tejet të interesuar për zhvillimet gjat viteve 1989 deri 1999, që ndodhën në Kosovë .Duke filluar nga protestat e minatorëve deri në përfundimin e Luftës.Rreth ikjes dhe kthimit, thuaja mitik të shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës e shumë të tjera deri tek korrupcioni e burimet  turistike qe sjellin trojet shqiptare.

Shoqata Mërgimtari miqëve gjerman u dhuroi nga një Libër.Pastaj u drejtuan të gjithë në Lokalet e shoqatës për të ngrën darkë së bashku që kishin pregaditur Sami Brahimi, Alex Braqi, Hasan Seferi, dhe Ejup Krasniqi.

Shoqata dha një program të mrekullueshëm me këngë e valle për nder të Konzullit dhe musafirëve të shumt për cka duhet,  që më së shumti, ti falënderohemi mësuesit Afrim Hasani, i cili kishte marrë këtë iniciativ të mrekullueshme. Për fund pjesmarrësit u ndan shumë të kënaqur që në mesin e tyre patën shumë vlera por për ta dy ishin të reja , Një libër me vlerë shkencore dhe një  Konzull i Republikës së Kosovës i cili me modestin dhe thjeshtësin e tijë shpirtërore kaloj një mbrëmje vllazërore me bashkëatdhatar nga të gjitha trevat shqiptare , duke kalu disa momente të traditës tonë të thjeshtë por me vlera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat