Familja shqiptare kthehet vullnetarisht në Shqipëri, prifti katolik gjerman përpiqet t'i ndihmojë me shtëpi ose rikthim në Gjermani

Gjermania

Familja shqiptare kthehet vullnetarisht në Shqipëri, prifti katolik gjerman përpiqet t'i ndihmojë me shtëpi ose rikthim në Gjermani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 mars 2017 Në ora: 13:27
Ilustrim

Përpara një viti e gjysmë familja Margjokaj sëbashku me katër fëmijët e tyre emigruan nga Shqipëria drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Dy prej fëmijëve të tyre Armando (15) dhe Arxhev (9) duhet ti paketonin valixhet dhe u larguan vullnetarisht, duke mos pritur dëbimin e dhunshëm. “Ata shpresonin që të lanë një dyer hapur shprese për të rikthyer përsëri në të ardhmen,” tha Daniel Meyer, që është mbrojtësi i familjes. “Ata janë të gjithë të integruar, fëmijët vizitojnë shkollat, ndërsa familja ndjek rregullisht liturgjinë fetare,” shkruan rundschau-online.de.

Shqipëria është vend me origjinë të sigurt nga nëntori 2015 dhe shtetasit e saj e kanë të pamundur fitimin e azilit politik në Gjermani. Por kryefamiljari ka mundësi të vijë pas tre muajsh në qytetin gjerman Bergisch Gladbach dhe të kërkojë leje pune. Nëse kjo realizohet më pas ai mund ta marrë me vete edhe familjen. Edhe Komuniteti Katolik është angazhuar për ta ndihmuar familjen Margjokaj.

Bile prifti katolik Andreas Süss ka shkuar personalisht të përcjellë familjen në aeroport dhe do përpiqet ti ofrojë mundësi asaj për t’u rikthyer përsëri në Gjermani. Por ndërkohë Süss ka ndërmjetësuar me priftin katolik në Shqipëri Stefan Schwarz, për të ndihmuar familjen Margjokaj për t’u ofruar një shtëpi banimi.

Kush mund të ndihmojë ose ndërmjetësojë për familjen një shtëpi banimi, mund të telefonojë Daniel Meyer (0163-5389701)./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat